AMERIKË

Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amkerikane si dhe Federata Panashqiptare e Amerikës Vatra, por edhe Organizata Rinore Rrënjët Shqiptare-Albanian Roots kanë shprehur mbështetje maksimale për protestën e studentëve shqiptarë, të cilët prej 15 ditësh presin plotësimin e 8 pikave nga shefi i qeverisë, Edi Rama.

Mes tjerash, këto organizma i bëjnë thirrje qeverisë shqiptare të plotësojë menjëherë pikat e studentëve, pasi siç shprehen ata,  shqetësimet e parashtruara prej tyre janë tërësisht legjitime dhe të realizueshme.

 “Federata Panashqiptare e Amerikës Vatra dhe Organizata Rinore “Rrënjët Shqiptare-Albanian Roots mbështesin pa asnjë rezervë protesta studentore në Shqipëri, si shprehja më sublime kundër varfërisë që ka kapur për fyti familjet shqiptare.

Studentët janë viktimat e para të  mungesës së shpresës për një të ardhme në Shqipëri, shtresa më vitale dhe e sinqertë, ndaj  kjo protestë është kambanë më e fortë për krizën e përgjithshme Shoqërore, gjendja e mjeruar ekonomike dhe gjendjen e pashpresë ku ndodhet sot vendi.

Federat Panashqiptare e Amerikës Vatra dhe Organizata Rinore “Rrënjët Shqiptare-Albanian Roots janë dhe do të jenë deri në fund në mbështetje të parezervë të studentëve dhe i bëjnë thirrje Qeverisë Shqiptare që të plotësojë menjëherë kërkesat legjitime të tyre. Fitorja do të jetë me studentët! Nju Jork, 11 Dhjetor 2018”, thuhet në qëndrimin e tyre.

Shkresat e plota në galerinë e mëposhtme:

  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb