DIBËR

Policia e Dibrës ka evidentuar disa raste të ndërtimeve pa leje në këtë zonë, e për këtë arsye, ka proceduar penalisht 5 personat: U. H., V. S., H. K., F. M., V. T., të gjithë banues në Dibër.

Policia e Dibrës bën me dije se do të vijojë sërish kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, e i bën thirrje qytetarëve që të ndihmojnë e denoncojnë rastet.

Njoftimi i plotë i Policisë:
Dibër

Vijojn puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Goditen nga Policia, 5 raste të ndërtimeve të paligjshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në vijim të zbatimit të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit, kanë evidentuar dhe goditur 5 raste dhe si rezultat janë proceduar penalisht shtetasit:
U. H., V. S., H. K., F. M., V. T., të gjithë banues në Dibër, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar objekte pa leje si dhe kishin punësuar punëtorë pa i regjistruar në organet përkatëse.

Policia e Dibrës do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb