Vazhdojnë reshjet e borës në qarkun Dibër, duke shkaktuar probleme kryesisht në zonat e thella malore. Ngricat dhe temperaturat që kanë zbritur nën zero gradë kanë krijuar vështirësi në rrugët rurale, ku prezenca e akullit e bën të rrezikshme lëvizjen e mjeteve.

Probleme raportohen edhe në Rrugën e Arbrit, ku në disa segmente ka prezencë të borës dhe akullit. Vështirësi në qarkullim ka në aksin Fushë-Bulqizë, Maqellarë, si dhe në njësinë Xibër, në afërsi të tunelit të Murrizit, ku automjetet lëvizin me kujdes të shtuar.

Situata paraqitet më problematike në njësitë administrative Lurë, Kala e Dodës, Selishtë, Muhurr, Trebisht, Ostren, si dhe në disa fshatra të thella të qarkut Dibër, ku reshjet e borës dhe akulli kanë vështirësuar ndjeshëm qarkullimin.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të përdorin goma dimërore, veçanërisht në zonat problematike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb