Janë rikthyer temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës në Qarkun e Dibrës, pavarësisht se bëhet fjalë në zona të thella dhe në lartësi të madhe mbi nivelin e detit.

Reshje dobore kanë përfshire zonat si Lura, Selishta, Kala e Dodës, fshatrat e Sllovës, ku trashësia e borës arrin deri në 5 cm, kryesisht në Lurë, Selishtë, Kala e Dodës.

Me uljen e e temperaturave dhe prania e borës shkakton dëme në bujqësi dhe në frutikulturë. Ndërkohë, borëpastrueset janë në gatishmëri në rrugën nacionale Peshkopi-Kukës.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: