Një aksident i rëndë u regjistrua këtë të mërkurë  ku rreth orës 15:50, në fshatin Hotesh, shtetasi H.Ç., dyshohet se duke kthyer automjetin në oborrin e banesës së tij, ka humbur kontrollin dhe automjeti është batuar dhe ka rënë jashtë oborrit, ku aksidentalisht ka aksidentuar bashkëshorten e tij shtetasen A.Ç. Si pasojë e dëmtimeve të marra, kjo shtetase ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Gruaja, Arta Çera, u transportua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ajo nuk mundi t’u mbijetojë plagëve. Ndërsa bashkëshorti i saj ka pësuar lëndime më të lehta dhe po trajtohet në spitalin e Peshkopisë.

(BakanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb