Prej kohësh përplasja mes Sali Berishës dhe Ervin Salianjin, ka indikuar që në zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike do të kishte tensione. Por kandidatura e ish deputetit të PD
Salianji, nuk është pranuar me arsyetimin se ky i fundit është përjashtuar nga PD, pas retorikës së përdorur nga Berisha se ky i fundit është vetëpërjashtuar pas takimeve të zhvilluar me demokratë në disa qarqe të vendit.

Drejtori i zyrës së komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, i ftuar në “Kjo Javë” me Nisida Tufën ka rrëfyer se marrëdhënia mes të dyve ka qenë shumë e mirë dhe solide, por se diçka duhet të ketë ndodhur që është thyer tashmë.

Për zotin Salianji nuk kam çfarë të them më shumë sesa zoti Berisha ka thënë. I ka thënë vazhdimisht, ka përdorur termin i vetëpërjashtuar dhe e ka përligjur, e ka justifikuar dhe i ka thënë pse-të e informacioneve që zoti Berisha i ka. Unë nuk dua të komentoj informacionet, por mund të komentojmë faktin që zoti Berisha është një nga ata që ka informacione dhe i ka solide. Berisha, kryesisht në të shumtën e herëve, i dalin informacionet. Duke mos patur dokumentin dhe faktin dhe foton e asaj që thotë Berisha, por kam përvojën e atyre që ka thënë zoti Berisha dhe kanë dalë, e mbani mend, për avionët, kur thoshte Berisha ka avion droge, jo s’ka avion, thoshin ka mushkonja, pastaj rrëzoheshin avionët.
Berisha ka qenë president i këtij vendi, ka qenë kryeministër i këtij vendi dhe ka rrjetin e tij të informimit. S’është dikush i cili e thotë diçka sa për konsumin politik. është një përzgjedhës, seleksionues shumë i kujdesshëm i informacioneve. Marrëdhënia e zotit Berisha me zotin Salianji është ajo që është. Unë prandaj them që nuk dua të diskutoj marrëdhënien e kryetarit të partisë që është Sali Berisha, i cili Ervin Salianjit ka shkuar edhe në burg, dhe e ka mbrojtur vazhdimisht edhe kur zoti Berisha nuk ishte kryetar i partisë. Kishte vetëm zyrën e tij dhe autoritetin moral dhe publik, dhe e ka mbrojtur Ervin Salianjin që në fillim. Kjo më bën pastaj mua prapë, në vija e logjikës, më thotë që diçka ka ndodhur mes zotit Salianji dhe zotit Berisha dhe dikush ka bërë diçka që kjo marrëdhënia solide dhe korrekte e deri pardjeshme të jetë thyer”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb