Sean Combs, i njohur si Diddy, ka depozituar një padi në Gjykatën Federale të Distriktit Jugor të New York-ut kundër Courtney Burgess, Ariel Mitchell dhe kompanisë mediatike Nexstar Media Inc. 

Në padi thuhet se ata kanë krijuar një skemë të qëllimshme për të fabrikuar dhe transmetuar lajme të rreme, përfshirë video të trilluara të sulmeve seksuale, një raport të rremë policie për përdhunim dhe regjistrime sekrete të përdorura për shantazh.

Bëhet me dije  po ashtu se kompania televizive i ka transmetuar këto deklarata me pakujdesi totale. Combs kërkon dëmshpërblim prej jo më pak se 100 milionë dollarë për dëmin që i është shkaktuar reputacionit të tij

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb