Analisti Neritan Alibali, e ka cilësuar debatin e sotëm për Diellën, në seancën e lajmëruar maratonë, të padobishëm për opozitën, duke ironizuar me rrotën e dikurshme të regjisorit Piro Mani.
Alibali tha se si atëherë kur regjisori i njohur vendosi një rrotë gjigande për të marrë vëmendjen e Këshillit Artistik, edhe opozita u fokusua te roboti dhe jo te programi politik I qeverisë, për të cilën ishte lajmëruar seanca maratonë e parlamentit.
Sipas tij, rikthimi i seancës mund të bëhet vetëm nëse mazhoranca ka mirëkuptim apo detyrohet përmes ankimimit në Kushtetuese nga PD, gjë që Alibali tha se është skeptik se mund të hidhet si hap.
Alibali tha se programi politik është ligj dhe qeveria duhet të përgjigjet për këtë. Por PD duhet të ndryshojë sipas tij, mënyrën e të bërit opozitë.
“Opozita ka djegur karriget sepse nuk i është dhënë e drejta e fjalës. Por a nuk ka ardhur koha që opozita të ndryshojë mënyrën e sjelljes si opozitë? Sot nuk bëri asgjë, ka vite që ndodh kjo”, tha analisti Neritan Alibali, duke shtuar se nëse vazhdohet kështu, opozita nuk do të ketë as fjalën e saj në parlament.
“Vazhdoni kështu dhe s’keni për të folur. Duhet të luftoni fort për fjalën”, tha Alibali.
Neritan Alibali: Presidenti Begaj nuk e ka dekretuar Diellën por ka dekretuar kryeministrin si ministër shteti dhe nuk e ka ngrënë për programin, diella sëshrë dekretuar si ministre.
Puna e diellës si rrota e Piro Manit, para ‘90 për të kaluar kontrollin e censurës në veprën moderne që do të vinte në skenë, dhe në qendër të skenë vuri një rrotë gjigande që ndriconte. Këshilli artistic u mor në fund me rrotën jo me shfaqjen.
Dhe sot në parlament vëmendja te rrota. Neni 97 i Kushtetutës e detyron kryeministrin të paraqesë programin politik bashkë me përbërjen e qeverisë në parlament.
Dhe programi i qeverisë që është programi politik një herë në 4 vjet dhe ligji për buxhetin cdo vit janë dy ligjet më të rëndësishme të parlamentit. Në momentin kur programi politik miratohet merr fuqinë e ligjit dhe është detyrim për qeverinë për ta zbatuar.
Kush mund ta kthejë seancën. Mirëkuptimi ose detyrimi që ka mazhoranca për ta normalizuar jetën parlamentare. Ose nëse ankohen në Kushtetuese sepse është shkelje e kushtetutës dhe rregullorja e parlamentit. Jam skepktik që mund të bëhet.
Opozita ka djegur karriget sepse nuk i është dhënë e drejta e fjalës, nuk ka ardhur koha që opozita të ndryshojë mënyrën e sjelljes si opozitë, sot nuk bëri asgjë, ka vite që ndodh kjo
Vazhdoni kështu dhe skeni për të folur. Duhet të luftoni fort për fjalën.
