Në Programin e Drekës me Ola Bruko në News24 ishte i ftuar eksperti i IT Besmir Semanaj i cili diskutoi për inteligjencën artificiale dhe të ardhmen e njerëzimit.
Ai tha se ne aktualisht nuk kemi një infrastrukturë, pasi nuk kemi edhe disa investime. Sipas tij nuk është e qartë edhe se si është trajtuar edhe “ministrja” virtuale Diella.
Semanaj shtoi më tej se Diella aktualisht nuk është një ministre , por një agjente e cila po ndihmon qytetarët tek portali e-albania.
“Aktualisht ne nuk e kemi një infrastukturë sepse nuk kemi edhe disa investime. Gjithashtu ne nuk kemi të qartë edhe për trajnimin e Diellës të cilët mund të jenë edhe të huaja. Ne akoma nuk e dimë se nga ku Diella i merr disa të dhëna. Nëse ne kemi me të vërtetë për të ditur se sa ka kushtuar Diella, fatura mund të shkojë deri në qindra mijëra euro.
Diella aktualisht është thjesht një agjent dhe jo një ministre e cila po ndihmon qytetarët tek pjesa e e-albanias. Diella si gjetje është shumë pozitive dhe ne nuk kemi edhe një kuadër legjislativ. Si gjetje PR është pozitive dhe pas disa muajsh mund të kthehet edhe negative pasi mund të kthehet edhe në meme”, u shpreh ai.
Gjatë fjalës së tij në studio, ai theksoi se se “Diella” do të jetë pozitive nëse do të trajnohet siç duhet dhe se inteligjenca artificiale mund të ketë edhe rrezikshmëri të lartë dhe nuk mund të ketë mbikqyrës një vendimarrës.
“Jemi në të njëjtën rrafsh nga ana teknologjike dhe do jetë pozitive nëse do të trajnohet siç duhet.Gjithashtu është miratuar edhe akti ku thotë se inteligjenca artificiale mund të ketë një rrezikshmëri të lartë dhe nuk mund të ketë mbikqyrës, një vendimarrës.Me kalimin e kohës Diella mund të marrë edhe disa vendime, por aktualisht ne nuk e dimë se çfarë teknologjia është përdorur. Jam kundër fshehjes, duhet të ketë transparencë”, përfundoi Semanaj
