Dieta me bazë lëngun e mishit konsiston të pini lëngun e kockave të kafshëve në kohë të ndryshme të ditës. Sot, versioni më modern i lëngut të kockave që na jepte gjyshja është bërë në një model filxhani në “Starbucks” tamam si një “smoothie” ose kafe.
Moda e pirjes së lëngut të kockave ka marrë një famë të madhe, sidomos në Amerikë dhe ka fituar tashmë shumë yje të famshëm, duke përfshirë Gwyneth Paltrow dhe Salma Hayek.
Por, pse bën aq mirë ky lëng që fitohet nga zierja e kockave të kafshëve të ndryshme? Është i pasur me kolagjen, minerale, aminoacide dhe proteina, për këtë është një mjet i mirë antiplakje për lëkurën, por është gjithashtu edhe një detoksifikues i mirë.
Përveç kësaj, kjo pije e nxehtë përmban më pak kalori dhe zero karbohidrate, kështu që ajo ndihmon për të humbur peshë dhe për të luftuar urinë.
Përfitimet shëndetësore për ata që e pinë janë të ndryshme: forcon sistemin imunitar dhe eshtrat, por është gjithashtu e rekomanduar për të trajtuar çrregullimet e tretjes, të zorrëve dhe inflamacionin e nyjave.
Kjo dietë premton se do të humbni disa kilogramë vetëm në 21 ditë. Për të përgatitur këtë lëng të kockave është me të vërtetë e thjeshtë, se ju vetëm ju duhet të zieni disa kocka të kafshëve me ujë (preferohet pula, gjeldeti apo viçi) për të paktën 8-10 orë.
Në të ju gjithashtu mund të shtoni perime apo aroma, të tilla si qepa, karota, selino dhe çdo lloj erze. Pasi ta keni gatuar, ju mund ta pini atë me filxhan apo ta përdorini për të përgatitur supa dhe pjata të tjera të lehta.
Megjithatë, për dy ditë jo rresht të javës duhet të pini 6 gota nga lëngu i kockave. Në ditët e tjera të javës ju duhet të hani ushqime pa yndyrë dhe një dietë të ekuilibruar. (shije)
(er.nu/BalkanWeb)
