Ambasada e SHBA organizoi për herë të parë këtë javë në Tiranë Digital Literacy Forum (DLF).

DLF mblodhi së bashku një grup të larmishëm ekspertësh vendas dhe ndërkombëtarë, si dhe trajnues formalë dhe joformalë nga tetë vende të Ballkanit për të trajtuar çështjet në lidhje me njohuritë mediatike dhe digjitale, sjelljen në internet, si dhe algoritmet e mediave sociale.

Përmes një sërë sesionesh, leksionesh, trajnimesh dhe diskutimesh në tryeza të rrumbullakëta, trajnerët dhe pjesëmarrësit zhvilluan dhe testuan në terren qasje të reja për trajnimin e aftësive digjitale për të rinjtë, në mënyrë që ata të mund të bëhen qytetarë digjitalë të arsimuar mediatik dhe më konkurrues në tregun e punës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb