Automjeti i një polici hetues të Policisë së Kosovës, i nacionalitetit serb, është djegur në Mitrovicën e Veriut.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani tha se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 05:00.

Si pasojë e zjarrit pati vetëm dëme materiale, pasi automjeti me targa serbe, e cila u dogj tërësisht.

Njësitet e zjarrfikësve dolën menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa policia po punon për të zbuluar rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Lidhur me rastin është edhe deklaruar Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

Zëdhënësi i kësaj Prokurorie tha se dyshohet që të ketë qenë djegie e qëllimshme.

“Dyshohet që është djegie e qëllimshme, është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe ka urdhëruar që të iniciohet rast për veprën penale “Zjarrëvënia”, në bashkëpunim me policinë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore që të zbulohen kryerësit”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: