(Foto ilustrim)

BALLSH- Një makinë në pronësi të nënkryetarit të Bashkisë Ballsh, Haredin Seranaj është djegur gjatë natës. Mësohet se makina tip BMW ishte e parkuar në lagjen “29 Nëntori” të Ballshit kur është përfshirë nga flakët. Sipas policisë, paraprakisht dyshohet se mjeti është djegur si pasojë e një shkëndije elektrike.

Njoftimi i policisë:
Në datën 24.08.2018, rreth orës 02:35, në lagjen “29 Nëntori” Ballsh, është djegur mjeti tip BMV(i parkuar) në pronësi të shtetasit H.S (Nënkryetar i Bashkisë Ballsh).

Paraprakisht dyshohet se makina është djegur si pasojë e një shkëndije elektrike në mjet.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb