Një automjet është përfshirë nga zjarri gjatë natës në Sarandë. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:40 në lagjen nr.1 në vendin e quajtur “Rruga 4”.

Automjet tip Mercedes-Benz ML me targe AA410IY në pronësi të shtetasit E. D, është djegur në pjesën e përparme të tij.

Kanë qenë banorë të zonës që kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikësen. Ndërhyrja ka shpëtuar djegien totale të mjetit. Si pasojë e flakëve ka marrë zjarr edhe një automjet i parkuar para Benzit, konkretisht mjeti Honda me targa zviceriane.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 05.10.2022, gjatë natës, në lagjen nr. 1, Sarandë, ka rënë zjarr në një automjet të parkuar, tip “Benz” në pronësi të shtetasit E. D, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb