VLORE- Një makinë tip ‘Benz’ është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin bregdetar të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ’28 Nëntori’, ndërsa mjeti tip ‘Benz’ me targa AA007EP ka qenë i parkuar poshtë një pallati. Mësohet se automjeti është në pronësi të një 27-vjeçari me iniciale R.B.

Menjëherë sapo është konstatuar zjarri, ekipet e zjarrfikëses kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë neutralizuar flakët, pavarësisht se mjeti ishte shkrumbuar pothuajse plotësisht.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes, por paraprakisht dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme. Pronari i mjetit ka thënë në polici se nuk ka konflikte me njeri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: