Një shtëpi në fshatin Domen në Postribë është djegur. Dyshohet se brenda janë nëna me dy fëmijë që nuk përgjigjen dhe është e paqartë nëse kanë humbur jetën apo jo.
Nëna dhe dy fëmijët kishin shkuar te shtëpia e vjetër e cila ishte e pabanueshme dhe ka marrë zjarr.

Zjarrfikëset kanë mbërritur por banesa ka qenë e djegur për shkak të terrenit malor dhe njoftimit jo në kohën e duhur.

Efektivët zjarrfikës po mundohen të verifikojnë gjendjen e nënës me dy fëmijë që sipas dyshimeve të para kanë humbur jetën sepse nuk përgjigjen.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb