Një lokal është djegur pjesërisht në fshatin Dhëmblan ditën e djeshme.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftim:

Tepelenë/Më datë 07.04.2025, në fshatin Dhëmblan, është djegur pjesërisht lokali në pronësi të shtetasit F. M. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë  pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: