Për ditë me radhë, protestat në Athinë kanë qenë të shoqëruara me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Situata u përshkallëzua rreth orës 22:00, kur disa individë me kapuç hidhnin bomba molotov, gurë dhe objekte të tjera afër shtatores së Ushtarit të Panjohur, në sheshin “Sintagma”, përballë parlamentit. Kjo shkaktoi përplasje me policinë, e cila reagoi duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën.

Sipas raportimeve nga mediat lokale, policia ka realizuar disa arrestime gjatë këtyre ngjarjeve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Përveç Athinës, incidente të ngjashme janë regjistruar edhe në Selanik, ku protestuesit kanë djegur koshat e mbeturinave si pjesë e veprimeve të tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: