Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi përmes një videoje, ka krahasuar Edi Ramën me presidentin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko.

Bardhi shkruan se diktatorët janë njsoj, vjedhin zgjedhjet, dhunojnë njerëzit por dhe kërcënojnë njësoj. Sipas tij, ata fundin e kanë gjithashtu të njëjtë.

Reagim i Gazment Bardhit:

RAMA SI LUKASHENKO!
DIKTATORËT JANË NJËSOJ!

Kur diktatorët flasin për dialog, kërkojnë kohë, jo zgjidhje. Ata vjedhin zgjedhjet njësoj. Dhunojnë njësoj. Kërcënojnë njësoj. Edhe fundin e kanë të njëjtë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb