Ushtria izraelite thotë se ka filluar të dërgojë njoftime evakuimi në persisht për banorët e Teheranit që jetojnë pranë vendeve të cilat do të jenë shënjestër e sulmeve.
Ata paralajmërojnë se do të sulmojnë vende që pretendohet se janë të lidhura me programin bërthamor të Iranit dhe se njerëzit duhet të largohen për sigurinë e tyre.
“Diktatori iranian po e shndërron Teheranin në Bejrut dhe banorët e Teheranit në pengje për mbijetesën e regjimit të tij”, tha në një deklaratë Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz.
Një burim sigurie thotë se direktiva e Katz për të evakuuar banorët në Teheran është pjesë e një plani për të ushtruar presion mbi Teheranin duke evakuuar popullsinë.
Në një postim në X, IDF thotë se u dërgon mesazhin e mëposhtëm banorëve të Teheranit: “Të gjithë individët që ndodhen në ose pranë objekteve të prodhimit të armëve të vendit dhe objekteve të lidhura me to duhet të largohen menjëherë nga këto zona dhe të raportojnë tek autoritetet përkatëse.”
