Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj Iranit pas sulmeve raketore të natës së kaluar, të cilat shkaktuan viktima në radhët e civilëve izraelitë.
Në një mesazh të publikuar në kanalin e tij në Telegram, Katz akuzoi drejtpërdrejt udhëheqësin suprem iranian, duke e cilësuar atë si një “diktator mburravec” që është shndërruar në një vrasës frikacak.
“Diktatori mburravec nga Teherani është shndërruar në një vrasës frikacak, duke qëlluar qëllimisht në frontin civil të Izraelit në një përpjekje për të penguar (ushtrinë izraelite) të vazhdojë ofensivën që po ia dëmton aftësitë. Banorët e Teheranit do ta paguajnë çmimin, dhe së shpejti”, shkroi Katz në kanalin e tij Telegram.
