Viktor Amaya, gazetar në Venezuelë në një intervistë në emisionin “Studio24” në News24, foli për arrestimin e Maduros, duke sjellë një panoramë të situatës në Venezuelë pas operacionit të SHBA.

Ai u shpreh se “diktatura” në vend ende nuk ka përfunduar, ndërsa theksoi se vetëm dje 7 kolegë të tij janë arrestuar. Gazetari Amaya gjithashtu tha se ende ka shumë frikë në popullatë, ndryshe nga çfarë është parë jashtë Venezuelës.

“Situata ka qenë shumë unike në Venezuelë, sepse ata që mbeten atje, duket sikur asgjë nuk ka ndryshuar , frika për shtypje është ende aty. Nuk është se po feston njeri për largimin e Maduros , por kemi para mobilizim demonstrim të mbështetësve të Maduros që kërkojnë të kthehet, duke e quajtur sulmin amerikan si imperialist. Ndryshe nga atmosfera që është transmetuar jashtë. Donald Trump dhe Rubio po thonë se qeveria amerikane ka folur me qeverinë e re të Venezuelës dhe ajo ka premtuar të bashkëpunojë me interesat amerikane dhe ne presim të shohim se si do jetë kjo. Por për momentin shtypja është aty dhe shumë njerëz janë arrestuar dhe kemi parë civilë të armatosur. Pra duhet të shohim se si kjo do të përkthehet në realitet. Jam i bindur se gjithçka do fokusohet te çështjen e naftës dhe bizneset amerikane”, ka thënë ai.

Gjithashtu një koment e ka bërë edhe për mënyrën e arrestimit të Maduros.

“Ka pasur shumë interes dhe ne e dimë se SHBA ja zhvilluar presion elektronike për të verbuar sistemet e mbrojtjes së Venezuelës. Gjatë sulmit, pati pajisje ushtarake që nuk funksionuan më. Maduro u mor brenda rezidencës së tij, pati shumë rezistencë. Qeveria kolumbiane thotë se 32 njerëz që mbronin Maduron humbën jetën gjatë sulmit. Ne nuk kemi konfirmim nga qeveria e Venezuelës…”Kemi gati 4 milionë milicë të gatshëm për të luftuar”, por kjo doli që nuk ishte realiste siç kishte deklaruar Maduro. Pra u kapën të papërgatitur. Sulmi vazhdoi për 2 orë, por ndalimi dhe arrestimi i Maduros u bën brenda pak minutash”, ka thënë mes të tjerash ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: