Francezi Marcus Thuram do të largohet nga Borussia M’Gladbach në fund të sezonit kur i skadon kontrata me skuadrën gjermane.
Thuram, një sulmues 25-vjeçar, ka luajtur katër sezone me këtë fanellë, ose më ekzaktësisht që nga viti 2019/20 dhe ka shënuar 16 gola në 28 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion.
Vlen të theksohet se lojtari në fjalë ka qenë objektiv i Interit. Konfirmimi i largimit të tij nga Gladbah ka ardhur nga drejtori sportiv, Roland Virkus.
“Është për të ardhur keq që nuk i zgjasin kontratat që skadojnë, sepse të dy kanë dhënë shumë në aspektin sportiv në katër vitet e fundit. Gjatë viteve të fundit ka qenë gjithmonë pjesë e rrugëtimit tonë për të sjellë lojtarë të tillë të talentuar, për t’i ndihmuar ata të rriten dhe në një moment, t’i lejmë të shkojnë sepse nuk mund t’i mbajmë përgjithmonë.
Idealisht do të kishim bërë një shumë të konsiderueshme nga shitja e tyre, por fatkeqësisht nuk po ndodh kështu. Të tre ata na kanë ndihmuar shumë, prandaj meritojnë një përshëndetje të duhur” – Tha ai.
(BalkanWeb)
