Një format ‘reality’ si Big Brother VIP nuk do të ishte i duhuri për Ronela Hajatin pasi thotë se nuk e gjen dot kohën. Por dikur, këngëtarja ka qenë pjesë e “VIP Shpia” ku edhe është njohur me Afrona Dikën, përballë së cilës realizoi edhe intervistën në “Talk with Afrona”.

Ndërsa kujtonin këtë periudhë, Ronela u pyet edhe si e ka përjetuar këtë eksperiencë. Ajo shprehet se për të s’ka qenë aspak e keqe sepse paratë i përdori për të bërë disa investime të nevojshme.

Ronela Hajati: Unë kam pasur shumë kohë, më duheshin lekët të ta them troç, absolutisht. Më duheshin lekët moj ti.

Afrona Dika: Sa more atëherë?

Ronela Hajati: Unë kam blerë makinën e parë me ato lekë.

Afrona Dika: Po sa ke marrë ti aty?

Ronela Hajati: Nuk e mbaj mend, por e di çfarë makine të lodhur?

Afrona Dika: Fiat 500?

Ronela Hajati: Renault të ’92. Skandaloze ishte ajo makinë, por ecja.

Afrona Dika: Ama ishte eksperiencë e mirë?

Ronela Hajati: Ishte eksperiencë e mirë, bëra edhe klipin e parë pas asaj, “Mala Gata”. Ka qenë videoja e parë dhe është bërë direkt pas “VIP Shpisë”, me ato lekët. Me ato lekë është bërë!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb