Sara Hoxha është padyshim një ndër personazhet më të ndjekur dhe të komentuar në rrjetet sociale. Partnerja e Ledrit përpiqet të ndajë me ndjekësit e saj sa më shumë të jetë e mundur nga jeta e saj personale, teksa na e zbukuron gjithmonë ditën me foto e video të të voglës, që është kthyer në bebushen më të famshme të Instagram-it.

Së fundmi, ajo i ka dhënë mundësinë ndjekësve në rrjete sociale t’i bëjnë pyetjet për të cilat janë më tepër kuriozë dhe duket se njerëzit ende s’i kanë larë “hesapet” me emrin e Poem Blu.

  • foto galeri
  • foto galeri

Sara ka shpjeguar për ndjekësit se në fakt e vogla është si një Poem(ë), e shkruar nga vetë Sara dhe Ledri. E ku ka më bukur!

Poem Blu tani është kthyer në bebushin më të famshëm të momentit në Instagram, që na ka bërë të gjithëve për vete me ëmbëlsinë e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: