Tensione në Kuvend pas shfaqjes së Belinda Ballukut në momentin e votimit të Reformës Territoriale. Ajo u përball me thirrjet e deputetëve të opozitës. “Dil jashtë ti e korruptuar, burg!”, dëgjohet teksa demokratët reagojnë ndaj pranisë së saj në sallë.

Situata u përshkallëzua gjatë seancës, ku kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, hodhi ujë dhe sende të forta në drejtim të socialistëve dhe kryeministrit Edi Rama, duke shtuar tensionet mes opozitës dhe mazhorancës.

Pavarësisht tensioneve dhe kaosit, mazhoranca arriti të bënte 85 vota për Reformën Territoriale.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb