Për një flirt mes Diletta Leotta dhe Zlatan Ibrahimovic është folur shpesh kohët e fundit. Të dy janë amabasador të një aplikacioni Fitnnes, por një darkë me miq në Milano ka bërë që të ngrihen dysheme për një flirt që djeg në diellin e Sardenjës. Në fund bukuroshja moderatore nuk ka mundur më të heshtë dhe nëpërmjet përfaqësuesit të saj, ka bërë me dije për të përditshme britanike Sun Sport të vërtetë për raportin e saj me futbollistin e famshëm:’Nuk ka asnjë marrëdhënie dashurie mes ne të dyve’.
Lajmi i bërë publik nga e përjavshmja Chi për një histori dashurie sekrete mes Diletta dhe Zlatan i ka futur në siklet të dy. Të dy të bukur dhe të famshëm, ajo singel prej pak kohësh ai lumturisht i martuar prej 20 vitesh, ishin përbërësit e duhur për një thashethem veror. Por Leotta ka dashur të shuajë çdo thashethem dhe nëpërmjet zëdhënësit të saj ka thënë:Nuk ka asnjë koment për të bërë për lidhjen time me Zlatan veç një bashkëpunimi profesional’.
Mesa duket në Brigjet Smeralda Ibrahimoviç vërtetë ishte, por jo vetëm siç raportojnë mediat por me bashkëshorten dhe fëmijët e tij. Me familjen e tij ylli kuq e zi po kalon një verë me pesë yje në bordin e një jahti mes Brigjeve të kaltra dhe Sardenjës. Leotta po shijon pak momente relaksuese në shoqërinë e mikeshave të saj. Ajo s’ka shumë kohë që është ndarë nga i dashuri i saj Daniele Scardina dhe tani ka vendosur të përfitojë nga kjo verë si beqare për të shëtitur ne barkë duke bërë video të çmendura në Tik Tok dhe banjo hot.
