Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e zhvilluar me Grupin Parlamentar të PS ka bërë të qartë se deputetët e PS duhet të jenë aktiv, sidomos në zonat ku janë zgjedhur. Rama ka theksuar se duhet të jenë në takime me elektoratin.

Gjithashtu News24 mëson se Rama u ka kërkuar deputetëve të përqendrohen te ligjet e rëndësishme që lidhen me integrimin e BE.

Mbledhja e grupit të PS ka nisur në orët e para të mëngjesit. E pranishme në këtë mbledhje është edhe Belinda Balluku, e cila u rikthye në detyrë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb