Edhe studentët e Durrësit ashtu siç paralajmëruan një ditë më parë, kanë nisur bojkotin e mësimit ditën e sotme për t’u bashkuar në një protestë që do të zhvendoset në sheshin qendror në qytetin e Durrësit.

Fillimisht studentët në Kampusin e UAMD-së në Spitallë, janë grumbulluar tek oborri i universitetit duke bërë thirrje për bojkot.

Ata janë futur si fillim në godinën e Fakultetit Ekonomik duke iu bërë apel studentëve që ndodheshin në auditorë për t’iu bashkuar protestës.

E njëjta gjë do të bëhet tek të gjitha godinat e fakulteteve, teksa pritet që më vonë të marshojnë drejt bashkisë së qytetit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: