Dimal Basha u zgjodh kryetari i Kuvendit të Kosovës, duke shënuar një hap përpara në zgjidhjen e ngërçit politik në Prishtinë.

Analisti Sadri Ramabaja thekson se megjithatë, ngërçi vazhdon pasi ende nuk është zgjedhur nënkryetari serb.

Basha shihet si një zgjidhje e përkohshme, ndërsa pritet që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Sipas Ramabajës, partitë me interesa familjare mund të përballen me shuarje të mundshme.

Analisti Sadri Ramabaja: Kemi bërë përpara në zgjidhjen e ngërçit politik në Prishtinë. U zgjidh kryetari, por nuk është zgjedhur nënkryetari serb dhe ngërçi vijon ende. Dimal Basha është një person me inteligjencë, por ka pasur edhe kandidat më të mirë. Ai ka kualitet, por mosha e tij është shumë e re për këtë pozicion me kaq shumë përgjegjësi.

Basha mendoj se është emër për zgjidhje të përkohshme të ngërçit. Gjasat janë që do shkohet në zgjedhje të parakohshme, pasi besoj se Vetëvendosje dhe opozita nuk do krijojnë dot qeveri. Partitë që janë ndërtuar për interesa familjare besoj do shkojnë drejt një shuarje të mundshme.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb