Rreth një javë para ndeshjes së dytë të Champions League kundër Atletico Madridit, mbrojtësi i Interit, Federico Dimarco dha një intervistë për Bein Sports.

“Do të jetë shumë e vështirë, e vështirë, ne e dimë se çfarë do të thotë të shkosh dhe të luash në fusha të vështira siç ndodhi sezonin e kaluar te Porto, sërish në 1/8 e Champions League. Atletico Madrid është një ekip i madh dhe e ka treguar këtë gjatë gjithë këtyre viteve me Simeonen. Ne do të shkojmë atje dhe do të luajmë lojën tonë”.

Sa i rëndësishëm është Inzaghi për ju?

“Ai ka një marrëdhënie të shkëlqyer me të gjithë, na bën të qeshim, na bën të ndihemi mirë. Ai gjithashtu e di se kur duhet t’u japë dorën të rinjve. Jemi të lumtur që e kemi trajner” – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: