Kreu i shoqatës italo-shqiptare “Abruzzo”, Luan Hallulli, ka reaguar lidhur me sulmin ndaj “Prestige Resort”, ku ditën e djeshme u kërkua konfiskimi i godinës.

Përmes një interviste për Panorama TV, Hallulli tha se është akt i papërgjegjshëm shembja e godinës me tritol, pasi sipas tij, dinamit vendos vetëm mafia, Corleonet, jo shteti.

Ai shtoi se edhe në vendet diktatoriale si Koreja e Veriut këto akte nuk mund të ndodhin në këtë mënyrë, pa asnjë lajmërim.

“Uroj gjithë komunitetin mysliman agjërim të lehtë, por në ditë feste të prekësh shumë gjëra, por të bësh këto gjëra në ditë të këqija dhe të bëjë këto gjëra. Është një gabim shumë gjë e keqe që kanë shkuar te Prestige. Çfarë do i themi investitorëve të huaj ne, do i japim shembullin e Prestige që të vëmë tritol? Dinamit vë mafia, vë Corleone. Një akt i papërgjegjshëm, që ndodh në vende ekstreme, edhe në Kore të Veriut nuk mund ta bëjnë. Ky ka qenë vizituar edhe nga Rama, por jo të vësh dinamit. Edhe Enver Hoxha të vriste, por të paralajmëronte më para.

Në Itali nuk ndodhin këto gjëra. Duhet ti dërgonte letër më para, ti lajmëronte. Rama ka 30 vite aty që është në institucione politike, mjaft tani, ik. Se po ikën e gjithë Shqipëria. Është e rëndë të ndodhi diçka e tillë, i vë tritolin, i çon letër dhe në fund e mbyll fare. Më e fundit, sekuestroje, jo ti vësh tritolin. Në Itali të vjen SPAK, ose gjykata si i themi këtu, po jo ndëshkim me dinamit. Ka ndikim të frikshëm për frymën e biznesit. Kjo është bjeri samarit të dëgjojë gomari. 99 % e ka personale dhe unë jam i bindur për këtë. Edhe një leje ndërtimi që jepet në bregdetin shqiptar duhet ta firmosë kryeministri. Në Itali nuk ndodh kështu, ka kryetarë bashkie, etj. Në kohën që i është vënë dinamiti strukturës së Prestige, kanë qenë shumë turistë të huaj.

Më vjen shumë keq se nuk shohim dritë në fund të tunelit. Me internetin sot e shohin çdo gjë se çfarë ndodh dhe ata që kanë qenë aty pranë “Prestige” janë trembur. Ka mënyra të tjera komunikimi dhe institucione të tjera që vijnë e ta kontrollojnë. Unë kam parë edhe politikanë të PS-së që kanë qenë te Prestige. Kam qenë me familjen time te pishina dhe kemi parë. Nuk dua ta votoj Ramën, ça do më bëj Rama mua, do më vrasë? Për mendimin tim kjo është presion politik, vetëm personale. Se një njeri që ka biznes, ka 1000-2000 njerëz në punë, ndihmon vendin”, u shpreh Hallulli.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb