Trajneri i Dinamos, Ilir Daja analizoi fitoren 1-3 ndaj Partizanit.
“Kemi bërë një lojë nga fillimi deri në fund. Kemi pasur zotërimin e topit, situata para portës. Kemi bërë tranzicione, kemi ndryshuar manovrën në raport me kundërshtarin. Është ndeshja e dytë me përmbysje. Ti shënosh 3 gola Partizanit në fushën e vetë, jemi të gjithë të kënaqur. Vazhdojmë fitoret me gola dhe shumë raste.
Një lojë që e komanduam. Paramenduam që Partizani mund të na vinte me presing lartë. Futja e Qejfalisë dhe Karambës, bëri që t’ia vështirësonim Partizanin. E gjithë merita është e djemve, kishim vetëm 2 ditë kohë. Në praktikë këmbët kanë qenë të rënduar. Entuziazmi, sakrifica dhe bashkëpunimi i lojtarëve, e bën ekipin të dukej i freskët. Kemi bërë gjithçka mirë. Goli i Bregut ndikoi për të na kthyer entuziazmin që kishim në pjesën e parë. Kishte bonus që rikthehu shumë shpejt entuziazmin që kishim në pjesën e parë.
Edhe në luajtëm me presing të lartë. Ishte një sërë gabimesh. Maliqi shkoi në presion me një kohë vonesë dhe e la Atanaskovskin të futej drejt qendrës. Qejfalia dhe Maliqi duhet ta mbyllnin krosimin në shtyllën e dytë.
Në ndeshjen e fundit ndaj Egnatias, Partizani kishte luajtur me atë vendosje që ndryshoi në 20 minuta. Rasti i Bregut, Vilës, Guindos, patëm shumë raste. Situatat para porte i kishim më të shumta se Partizani. Ekipi kishte goxha personalitet në administrim. Ishte administrim i kontrolluar.
Bregu e beri mirë ndryshimin e zonave. Mund të mos e kishim marrë atë gol. Partizani sigurisht ka potencialin e vetë. Në momente të caktuara, disa herë mund të na godiste. Mbrojtja jonë iu kundërpërgjigj kundërshtarëve”
