Trajneri i Dinamos, Ilir Daja u shpreh i lumtur pas suksesit 1-3 ndaj Egnatias në finalen e Superkupës së Shqipërisë.
“Do e lë presidentin për në fund, pavarësisht se i pari i klubit dhe ka pasur këto 4-5 vjet, ka trashëguar Dinamo në nivelin e mbijetesës. Nuk kam nevojë as për t’i kthyer pjesën e furçave. Ka investuar, ka organizuar klub në infrastrukturë dhe financa të shëndosha. Ka projekt që afër kompleksit, të ndërtohet një fushë tjetër. Do të thoja që ka qenë vit goxha i suksesshëm. Kthejmë Dinamon pas 15 vitesh në Europë. Bëjmë rrugëtim deri në “play off”. Kthejmë Kupë pas 22 vitesh. Me investimet që ka bërë, grupin që ka mbledhur për të mbledhur djem cilësorë, qershia do ishte ajo pyetja e merkatos, pavarësisht se e dimë që e janarit e limituar. Ndoshta kemi shansin të marrim një sulmues, që të bëjë diferencën sepse kemi kontingjent të madh. Te pjesa e sulmit kemi edhe aty, por të rinj. Na duhet një i dytë me eksperiencë.
Kupa? Duam edhe ate tjetrën. Është më e rëndësishme se kjo. Është kupa e dytë, kënaqësi e madhe sepse kemi fituar me ekipin kampion. Fazën e parë e mbylli si kampion dimri. Kur e fiton me Egnatian, kënaqësia është më e madhe. Është një nga rivalët tonë direkt, për objektivat që kemi.
