Dinamo është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa mundi 0-1 Skënderbeun në Korccë.  Dinamovitët e filluan takimin “zjarr” dhe iu afruan golit që në minutën e parë me Markun. Në minutën e 35-të, Lico provoi nga distanca, por nuk pati shënjestrën e duhur.

Në fillimin e fraksionit të dytë, të besuarit e Mehmetit fituan penallti, me arbitrit që e konsideroi të parregullt ndërhyrjen e Ramos ndaj Andonit. 11-metërshi  u ekzekutua saktë nga Vila, duke i dhënë kështu epërsinë skuadrës së Dinamos. Në disavantazh, korccarët tentuan të futeshin në lojë, por e patën mjaft të vështirë.

Me këtë rezultat, Dinamo është në vendin e katërt me 35 pikë. Skënderbeu është në vendin e gjashtë me 31 pikë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: