Arjan Pisha, ish-kapiteni i Dinamos, mendon se blutë duhet të përqendrohen te objektivi i largimit sa më shpejt nga lufta për mbijetesën. Duke folur në “Sport Neës Plus”, ish-mbrojtësi theksoi se blutë kishsin zhgënjyer pritshmërinë dhe ishet e qartë se merkato ishte bërë gabim.

“Ngjitja në Superiore i dha mundësi Dinamos të dukej se ishte një ekip i fortë. Arsyeja e problemeve ma do mendja është se nuk janë lojtarët e duhur, nuk është bërë merkato e duhur.

Nuk nisem nga një ndeshje, por kur pëson shumë gola në vazhdimësi, do të thotë që ekipi ka shumë probleme të mëdha. Ekipi është shumë i lehtë, repartet janë të ndara nga njëra-tjetra, nuk prodhojnë lojë që të kënaqin, janë shumë të dobët në mbrojtje, pa ego.

Atë që pashë te Skënderbeu nuk e pashë te Dinamo. Duhet ndërhyrë sa më shpejt, më ndryshe Skënderbeu se Dinamo. Lojtarët e Skënderbeut japin shpirtin në fushë, kurse te Dinamo jo. Të gjithë shpresonin që do të ishte rival për titull, por ishte shpejt.

Them që Dinamo do të ketë shumë vështirësi, duhet të bëjë më të mirën për të qenë në mesin e tabelës deri në fund të sezonit, pastaj të mendojë për tjetrin. Është e vështirë të vish nga Kategoria e Parë e bësh ekip të fortë”, tha Pisha.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb