Ardian Bardhi, Presidenti i Dinamos, u shpreh i lumtur pasi skuadra fitoi Kupën e Shqipërisë.
“Emocione pa fund, më shumë se emocione, vuajtje! Vuajtje deri në një pikë që nuk arrij dot ta shpreh.
Dinamos është ndërtuar me një grup çunash të mrekullueshëm, me një profesor, një nga më të mirët që kemi, Ilir Dajën. Dhe po shikojmë më tej, të bëjmë një Dinamo të fortë, si e ka vendin Dinamo.
Me ardhjen e profesor Dajës, Dinamo ka marrë një fytyrë tjetër. Çfarë është e rëndësishme për Dinamon, përtej sakrificave, është meritë e madhe e Dajës. Ai ishte mishelatori kryesor i grupit, shpresojmë të bëjmë më të mirën. Kemi filluar tani rrugëtimin tonë dhe shpresojmë ta çojmë më tej.
Kjo e sotmja ishte një vuajtje që arriti limitin e vet. Eksperienca është diçka. Shpresoj që të marrim edhe “gurin” tjetër që e kemi këto ditë, shpresojmë të na ndihmojë edhe Zoti, se çdo gjë në sport është…
