Dinamo ka nisur planet për Europën, ku do të rikthehet pas shumë vitesh dhe do të përfaqësohet në raundin e parë të Ligës së Konferencës.
Te “Nëndetësja” kanë bindjen se nuk shkojnë për të qenë thjesht kalimtarë, por për të lënë gjurmë, për të kaluar ture dhe për të sjellë të ardhura të rëndësishme në klub. Vetë trajneri Daja e ka pranuar se skuadra hyn me objektiva, por për ta bërë këtë, do të duhen afrime në qëllim të rritjes së cilësisë.
“SILENT MODE” – Dinamon jo më kot e quajnë “Nën detësja”, se kur bën gjëra të mëdha, nuk bën zhurmë dhe dalin në pah kur duan ata. Kështu duket se po ndodh edhe me merkaton. Blutë deri më tani nuk kanë njoftuar as një afrim, teksa i vetmi lojtar i përfolur është Ysni Ismaili i Vorës, me marrëveshjen që thuhet të jetë e mbyllur. Drej tuesit, nga ana tjetër, kanë nisur që tani punën për të zëv endësuar lojtarët që pritet të largohen. E kemi fjalën për Zabërgjën dhe Mandelën. Të dy kanë oferta dhe me siguri fundi i kësaj vere i gjen në klube të reja. Gjithashtu, te Dinamo po kërkohet të përmirësohet mbrojtja, reparti që ka hasur më së shumti probleme gjatë vitit dhe një pikë e dobët, që ndoshta ndikoi edhe në mosarritjen e objektivave fina le që klubi kishte vendosur.
DERA E MBYLLUR – Deri më tani, te Dinamo nuk është larguar asnjë, me klubin që ka mbyllur çdo mundësi për shkak se drejtuesit kërkojnë të ruajnë ekipin për ndeshjet europiane. Kur skuadra të rikthehet në stërvitje, mund të ketë largim të ndonjë lojtari me shumë pak minuta, por titullarët do të qëndrojnë të gjithë. E vetmja derë e hapur te Dinamo është ajo në hyrje, ku me siguri pritet të jetë 3-4 afrime deri në nisje të ndeshjeve të Ligës së Konferencës.
PËRMIRËSIMI – Te Dinamo këtë vit është shfaqur një precedent shumë i rëndësishëm, rritja e vlerave të lojtarëve dhe përmirësimi i tyre. Ky është një element shumë i rëndësishëm që i shtyn lojtarët tëtransferohen në një klub të caktuar dhe te blutë ia dinë “stilin”. Nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja, një numër i konsiderueshëm i lojtarëve të Dinamos kanë pësuar një rritje të konsiderueshme sportive, duke u vlerësuar edhe më shumë në merkato.
EMRAT – Në mbrojtje, Naser Aliji u ringjall dhe rifi toi Kombëtaren, duke luajtur edhe kundër Anglisë dhe duke bërë një paraqitje mjaft korrekte. Lorran, në anën tjetër, është shndërruar në një nga mbrojtësit anësorë më të mirë në Shqipëri. Në mesfushë në një tjetër nivel ka kaluar Qefalija, teksa rritje të madhe sportive ka pësuar edhe Gasama Karamba.
Sa i përket sulmit, Itodo Mandela ka treguar një përmirësim të frikshëm dhe në harkun e pak muajve është shndërruar në lojtarin më të shtrenjtë të Superiores. Njëjtë mund të themi edhe për Baton Zabërgjën, cilësitë e të cilin i dinim, por në sezonin që u mbyll i shpalosi më mirë se kurdo. Nani gjithashtu mund të konsiderohet një zbulim te blutë dhe një lojtar në rritje graduale. Të gjithë këta emra në të ardhmen pritet të sjellin akoma më shumë trofe, lavdi dhe para në klub.
