Tekniku i Dinamos, Dritan Mehmeti komentoi barazimin pa gola me Kukësin.

“Shumë e rëndësishme ishte të mos humbisnim. E përgatita skuadrën për fitore, por kishim shumë mungesa. Nuk pësuam gola dhe kjo është e rëndësishme. Jam i kënaqur për këto 3 ndeshjet, më shumë për lojën pasi skuadra po më ndjek. Në pjesën e dytë ishim shumë më dominues. Në zonë duhet të jemi më të qetë.

Vetëm 2 ndërrime? Shkalla e vështirësisë është e madhe në aspektin fizik. Ishte e vështirë të rifreskoja skuadrën. Mungesat por edhe ndoshta njohuria e pakët e grupit, nuk doja të bëja ndërhyrje më tepër pasi ishim në ritmin e duhur. Po e kërkonim golin ashtu si duhej. Skuadra ishte në ekuilibër dhe mendova që ndërhyrje të tjera do të ishin të tepërta. Denisson pati shumë raste, duhet të tregohej më i saktë.

Kundërshtari ndryshoi dhe kërkoja cilësi në zotërim topi prandaj futa Andonin. E arrita qëllimin. Ai u fut mirë në lojë dhe bëri detyrat, është i rëndësishëm për ne. Penalizohet nga pjesa fizike pasi ka patur shumë dëmtime. Nuk doja t’i jepja pikë referimi kundërshtarit duke larguar Kaçorrin.” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: