Mario Gjata dhe Redon Mihana janë futbollistët më të rinj të Dinamos. Sulmuesi dhe mesfushori i Apolonisë brenda ditës kanë vendosur të firmosin për klubin kryeqytetas.
Ata luajtën vetëm një vit në Superligë pasi Apolonia ra nga kategoria brenda sezonit si vendi i fundit i tabelës së renditjes. Gjithsesi sulmuesit Gjata e Mihana spikatën me talentin e tyre dhe tashmë do të jenë nën urdhërat e trajnerit Bledi Shkëmbi.
Në fakt, Dinamo këtë vit rikthehet pas munges 9-vjeçare në elitën e futbollit shqiptar dhe me këtë rast ka bërë dhe transferime cilësore si afrimi i Agim Ibraimit ,Eni Imamit, Besir Demirit, Dorian Kërçikut, Romeo Harizaj apo Enis Gavazaj.
(BalkanWeb)
