Ministrja për Punët e Jashtme Elisa Spiropali, ishte sot në Komisionin për Çështjet ligjore dhe Administratën Publike.
Në prezantim të projektligjit për Shërbimin e Jashtëm, Spiropali u shpreh se prej ndryshimeve do të përfitojë shoqëria, qytetarët dhe bizneset.
Sipas Spiropalit, ndryshimet në ligj do të sjellin një përshtatje të diplomacisë me nevojat dhe kërkesat e kohës.
“PR ligji për Shërbimin e Jashtëm, nuk është thjesht një përditshmin Teknik i një ligji ekzistues por një ndërhyrje reformuese që prek drejt për drejt me objektivin strategjik të Shqipërisë, integrimin në BE.
Për më shumë se një dekadë bota ka ndryshuar, ndërsa diplomacia jonë ka mbetur me struktura që nuk i përgjigjen më nevojave.
Pr ligji është përshtatje e diplomacisë me kërkesat e reja. Ndryshimet e propozuara sjellin përfitime konkrete për të gjithë, që nga qytetarët e deri te bizneset. Për qytetarët rritet niveli i mbrojtjes të të drejtave jashtë vendit dhe përmirësohet shërbimi konsullor.
