Politikanët spanjollë po nxitojnë të korrigjojnë çdo “pasaktësi” në CV-të e tyre që mund t’u kushtojë karrierën, pas dorëheqjes së një politikaneje që gënjeu për studimet e saj .

E gjitha filloi me Noelia Núñez 33 vjeç , një politikane e Partisë Popullore konservatore të Spanjës , e cila muajin e kaluar u detyrua të pranonte se në fakt nuk i kishte përfunduar studimet e saj në Drejtësi dhe Administratë Publike.

Núñez kërkoi falje dhe dha dorëheqjen, por lëvizja e saj nisi një trend në të cilin shumë politikanë spanjollë rishikojnë CV-të e tyre për pasaktësi ose japin dorëheqjen nga pozicionet e tyre në shenjë pendimi.

Siç raporton The Guardian, shembulli i Núñez u ndoq këtë javë nga Ana Miján , një zyrtare e lartë në qeverinë rajonale të partisë konservatore PP në Madrid, e cila pranoi se kishte gabime në CV-në e saj zyrtare, duke “ulur” një diplomë në Shkenca Politike që fillimisht pretendonte se e kishte në një diplomë në Administratë Publike.

Diploma në Marketing nga departamente universitare që nuk ekzistojnë
Më parë, Ignacio Higuera, një anëtar i partisë së ekstremit të djathtë Vox në qeverinë rajonale të Extremadurës, u detyrua të tërhiqte pretendimet e tij se kishte një diplomë në marketing kur doli informacioni se universiteti në fjalë nuk e ofronte programin e diplomës në atë kohë, dhe ai dha dorëheqjen nga pozicioni i tij.

Në mënyrë të ngjashme, Pedro Rojan president i Senatit dhe anëtar i PP u detyrua të hiqte një diplomë dhe një master në marketing nga CV-ja e tij, pasi një emision televiziv zbuloi se kolegji ku ai studioi nuk ofronte diploma të tilla.

José María Ángel , një anëtar i Partisë Socialiste që mbikëqyrte përpjekjet e rimëkëmbjes pas përmbytjeve shkatërruese në Valencia tetorin e kaluar, të cilat lanë 220 të vdekur, dha gjithashtu dorëheqjen pas akuzave se kishte falsifikuar një diplomë për të marrë një pozicion publik.

Gjithashtu në Valencia, Partia Socialiste u detyrua të korrigjonte CV-në e Pilar Bernabé, një përfaqësuese e qeverisë rajonale, për të deklaruar se ajo nuk i kishte përfunduar studimet e saj në gjuhësi spanjolle dhe komunikim audiovizual.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb