Sekretari kryesor i Punëve të Jashtme të Kenias, Korir Sing’oei nuk e ka fort të qartë se kush është kryeministrit dhe kush është presidenti i Shqipërisë. Ai ka publikuar një foto në X, ku foton me kryeministrin Edi Rama e shoqëron me një mbishkrim, duke e konsideruar atë presidentin e Shqipërisë.

“Kam privilegjin të pres SH.T. Bajram Begaj, president i Shqipërisë, përpara takimit të tij me Presidentin Ruto në Dubai”, shkroi ai në postimin e tij në “X”.

Zyrtari i lartë kenian e ndryshoi postimin pas kritikave të shumta të komenteve përfshirë edhe atë të një gazetari vendas që i tregon Sing’oei se personi në foto është kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ende nuk dihet nëse diplomati kenian nuk e di kush është Rama apo ishte një lapsus.  Takimi i krerëve të qeverive përkatëse u zhvillua para fillimit të Konferencës së 28-të të Palëve (COP28) të Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC).

800 0 1701708030xsk 972

COP28 ka mbledhur rreth 70,000 pjesëmarrës, duke përfshirë krerë shtetesh, zyrtarë qeveritarë, udhëheqës të industrisë ndërkombëtare, përfaqësues të sektorit privat, akademikë, ekspertë, të rinj dhe aktorë joshtetërorë. Konferenca globale e klimës u hap më 30 nëntor dhe do të zgjasë deri më 12 dhjetor.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb