Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio dhe Princi i Kurorës saudit Mohammed bin Salman diskutuan çështje rajonale, tha Departamenti i Shtetit.

“Udhëheqësit diskutuan mbi Jemenin dhe kërcënimet ndaj lundrimit nga terroristët Houthi që kërcënojnë tregtinë globale, interesat amerikane dhe infrastrukturën saudite”, tha në një deklaratë zëdhënësja Tammy Bruce.

Rubio mbërriti në Arabinë Saudite të hënën përpara bisedimeve midis zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas për të diskutuar mënyrat për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë .

Gjatë takimit, ku përfshihej edhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz, Rubio falënderoi princin e kurorës për pritjen e bisedimeve për të ndihmuar në zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë dhe për të siguruar një paqe të qëndrueshme.

“Sekretari foli për Sirinë dhe mënyrat për të promovuar një qeveri të qëndrueshme, pa terrorizëm”, tha Bruce.

Ata gjithashtu shkëmbyen mendime mbi rindërtimin e Rripit të Gazës .

Rubio përsëriti “angazhimin e vendosur të SHBA-së se çdo zgjidhje për situatën në Gaza nuk duhet të përfshijë asnjë rol për grupin palestinez Hamas”, shtoi Bruce.

 

(A.A/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb