MOSKË – Vyacheslav Lebedev, i cili ishte kryetar i Gjykatës së Lartë të Rusisë që nga dhjetori 1991, vdiq në Moskë më 23 shkurt, raportoi media ruse e kontrolluar nga shteti Kommersant më 24 shkurt. Lebedev ishte 80 vjeç dhe vdiq pas një sëmundjeje të zgjatur. Vdekja e tij vjen, pasi zhvilloi një takim me presidentin Putin.

“Ai mori pjesë në punën e Gjykatës së Lartë deri në ditën e tij të fundit,” tha Kommersant, duke cituar një burim. Lebedev u përfshi në listën e sanksioneve të Ukrainës, për shkak të rolit të tij në udhëheqjen e Rusisë. Ai u takua me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë më 6 shkurt për të diskutuar mbi punën e sistemit gjyqësor.

Lebedev ishte Kryetar i Gjykatës së Lartë të Republikës Socialiste Federative Sovjetike Ruse për dy vjet, para shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Gjyqësori i Rusisë ka qenë prej kohësh i kontrolluar nga Kremlini, me parlamentin e vendit që vulos një grumbull legjislacionesh shtypëse, ndërsa gjykatat japin dënime të motivuara politikisht.

Sipas OVD-Info, një grup për të drejtat e njeriut, Rusia ka mbi 1000 të burgosur politikë, ku disa prej tyre janë të burgosur për shkak se e kanë quajtur luftën e Rusisë kundër Ukrainës si një “luftë pa shkak” ose për pëlqimin dhe ndarjen e një mesazhi kundër luftës.

(Yahoo – BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb