Vllaznia zhgënjeu në ndeshjen e fundit kundër Skënderbeut, duke u mposhtur me rezultatin 1-2.
Shkodranët nuk arritën të merrnin asnjë pikë përpara tifozerisë së tyre, duke humbur duelin në distancë me Dinamon për sigurimin e vendit të dytë. Por, pavarësisht disfatës së fundit, kuqeblutë do të “shijojnë” disa ditë pushime, ku janë “shpërblyer” nga trajneri Brdariç.
Ekipi ka qenë pushim që nga e diela dhe do qëndrojë kështu deri ditën e mërkurë. Për t’u rikthyer në fushën stërvitore vetëm këtë mesjavë, ku do nisë edhe përgatitjet për ndeshjen e radhës. Kështu shumë prej futbollistëve kuqeblu kanë preferuar të kthehen pranë familjeve të tyre. E ndërsa disa të tjerë kanë shfrytëzuar këto ditë pushimi edhe për ndonjë udhëtim jashtë vendit. Gjithashtu e rëndësishme gjatë këtyre ditëve do jetë rikuperimi i të gjithë futbollistëve në gjendjen optimale.
Ku në duelin e radhës në kampionat kundër Egnatias pritet që me ekipin të bashkohen edhe Qarri e Spahija. E ndërsa disi më pas me rikuperimin është Repaj, por edhe për mbrojtësin pritshmëritë janë shumë pozitive që ai të jetë nën urdhrat e stafit teknik shumë shpejt.
