Në Novi Sad janë mbajtur protesta për të shënuar gjashtë muaj nga shembja tragjike e tavanit në Stacionin Hekurudhor të qytetit, ngjarje ku humbën jetën 16 persona.
Gjatë tubimit përkujtimor ndodhi edhe një incident, kur një automjet tentoi të hynte mes turmës së protestuesve. Shoferi u ndalua në kohë nga pjesëmarrësit, ndërsa policia ndërhyri për të ruajtur rendin dhe sigurinë. Të rinjtë që ndodheshin në mjet u arrestuan nga forcat e rendit.
Tokom protestne šetnje do Mosta slobode, vozač je pokušao automobilom da prođe kroz kolonu građana, ali je zaustavljen.#NoviSad pic.twitter.com/ZdJWauu2JA
— Radio 021 (@Radio021) May 1, 2025
Në shenjë nderimi për viktimat, në Parkun Liman janë vendosur 16 karrige të zbrazëta, secila me emrin e njërit prej të ndjerëve dhe një lule të bardhë përmbi. Ndërkohë, në Beograd, po zhvillohet një protestë e veçantë me rastin e 1 Majit, organizuar nga studentë dhe pesë sindikata të nivelit kombëtar.
Ajo po mbahet përpara godinës së Qeverisë së Serbisë, ku synohet dorëzimi i propozimeve për ndryshime në Ligjin e Punës dhe Ligjin për Grevat. Sipas raportimeve të Nova.rs, në protestë marrin pjesë mijëra qytetarë, përfshirë sindikalistë, studentë dhe aktivistë.
