Presidenti i SHBA, Donald Trump është parë optimist para mbylljes së votimeve për zgjedhjet presidenciale.
Për gazetarët Trump ka deklaruar se fitorja është e lehtë, ndërsa humbja jo, dhe sigurisht që jo për të.
Aludimet se amerikanët duhet të presin pak kohë derisa të presin për fituesin Trump i ka dhënë fund pasi garanton se mundësisht mbrëmjen e sotme do të mund të kuptohet kush do të jetë fituesi.
”Mirë, mendoj se ju do ta dini ndoshta sonte në varësi të shkallës së një fitoreje. Unë mendoj se ju mund ta dini sonte, ”-tha Trump.
Ai shton se data 3 nëntor është data e zgjedhjeve, dhe pikërisht sot duhet të merret vesh se kush fitoi.
”Ju duhet të keni një datë dhe data ndodh që të jetë 3 nëntori,”- përsëriti Trump- ”Dhe ne duhet të kemi të drejtë të dimë kush fitoi më 3 nëntor.”
(BalkanWeb)
