Anis Mehmeti po zhvillon një sezon fantastik te Bristol City, ku në 26 ndeshje ka shënuar 8 gola, ndërsa ka dhuruar 6 asiste. Të shumta kanë qënë skuadrat që kanë shfaqur interesim për Mehmetin, por prioriteti i sulmuesit shqiptar duket tjetër.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, ai dëshiron të rinovojë më skuadrën, pasi është i lumtur në Championship. Për momentin, Mehmeti ka kontratë me Bristol Cityn deri në 30 qershor 2026.
