Napoli pësoi disfatë 1-0 në finalen e Superkupës së Italisë, ndaj Interit, takim ky i luajtur në Riad. Kampionët e Italisë ishin të pakënaqur për mënyrën e arbitrimit të gjyqtarit Rapuano, ndërsa mendimin e tij e dha edhe Presidenti i napoletanëve, De Laurentiis.
A nuk ju kënaq standardi i arbitrimit? “Më vjen keq për Rocchi-n, i cili po përjeton një lloj makthi. Nuk më pëlqen të dokumentoj mendimet e fansave, nuk mendoj se ka nevojë.
Dobësia e arbitrave këtë vit flet vetë. Para ndeshjes pyesja veten se çfarë sikleti do të ndjente sonte. Duhet të tregonim veten, po të largosh një lojtar, futbolli nuk bëhet spektakolar” – Tha ai, duke vendosur theksin te nxjerrja me karton të kuq e sulmuesit Simeone në minutën e 60-të.
(J.S/BalkanWeb)
